Lajm
Policia Kufitare raporton rënie të migracionit të paligjshëm
Hënë 5 Tetor 2026 11:39
Hënë, 5 Tetor 2026, 11:39
Anton Zllatanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, raportoi se niveli i migracionit të paligjshëm është 40% më i ulët krahasuar me vitin e kaluar. Migrantët vijnë kryesisht nga Afganistani, Siria dhe Maroku, ndërsa përpjekjet e shërbimeve nuk përqendrohen vetëm te ndalimi i tyre, por edhe te zbulimi i rrjeteve të trafikimit. “Përpjekjet për kufizimin e migracionit të paligjshëm vazhdojnë dhe aktualisht ai është në nivele të papërfillshme”, theksoi kryekomisari Anton Zlatanov.
Duke folur për ruajtjen e kufirit bullgar, ai vlerësoi edhe rolin e palës turke: “Kur ju njoftojmë se kemi ndaluar 10 persona, jini të sigurt se të paktën 100 të tjerë nuk i kemi lejuar të kalojnë. I kemi bllokuar në vetë vijën kufitare. Kemi informuar kolegët turq dhe ata i kanë ndaluar në anën tjetër”, shpjegoi Zllatanov, cituar nga korrespondentja e BNR-së në Haskovë, Zhivka Todorova.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova