Intervistë
Të rinj vullnetarë të huaj i shtuan ngjyrat e solidaritetit kryeqytetit tonë
“Misioni i vullnetarizmit ende mbetet i huaj për të rinjtë bullgarë”, thotë Strashimir Dimitrov
Martë 6 Tetor 2026 06:00
Martë, 6 Tetor 2026, 06:00
FOTO: Rajoni "Oborieshte", Bashkia e Kryeqytetit
Madhësia e shkronjave
Gjashtë të rinj nga vende dhe kontinente të ndryshme bashkuan përpjekjet e
tyre në emër të një kauze të përbashkët: të japin kontributin e tyre për ta
bërë Sofjen një qytet më të pastër, më artistik dhe më tërheqës.
Gjashtë të rinj nga vende dhe kontinente të ndryshme bashkuan përpjekjet e
tyre për një kauzë të përbashkët: të japin kontributin e tyre modest për ta
shndërruar Sofjen në një qytet më të pastër, më artistik dhe më tërheqës.
Të rinjtë e shfrytëzuan pushimet e tyre verore në vendin tonë në kuadër të programit të shkëmbimit të vullnetarëve "Korpusi Evropian i Solidaritetit" të Bashkimit Evropian dhe, për dyzet ditë me radhë, morën pjesë në edicionin e tretë të projektit "Ngjyrat e Solidaritetit" të fondacionit "Vlera, Virtyte, Integritet".
Strashimir Dimitrov, Alicia Sommer, Lorenzo Loconsole, Sandra Worwornyo, Barbora Mikanova (прави, отляво на дясно) и Daria Tranzhina и Joaldo N'kom
FOTO: Natalia Maeva
"Përzgjedhim njerëz nga vende me prejardhje dhe histori të ndryshme, prandaj i dhamë projektit këtë emër", tha përfaqësuesi i fondacionit, Strashimir Dimitrov.
"Në kopshtin zoologjik u kujdesëm për pamjen mikpritëse të mjedisit", tregoi ai për programin "Hristo Botev" të BNR-së. "Në Parkun e Jugut ndihmuam në lyerjen e stolave dhe zbukuruam me vizatime gurët përgjatë aleve qendrore. Pastruam dhe rregulluam një skenë të Teatrit Veror në Kopshtin e Borisit (Borisovata Gradina), si dhe lyem stolat para Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Në festivalin 'Lumenjtë e Sofjes', një perlë e vërtetë e programit veror të qytetit, morëm pjesë aktive në përgatitjet dhe pastrimin pas aktivitetit. Gjithashtu kishim një stendë, ku prezantuam programet e Bashkimit Evropian për shkëmbimin e të rinjve."
FOTO: Rajoni "Oborieshte", Bashkia e Kryeqytetit
Dhe meqenëse shembulli është ngjitës, a kanë gjithnjë e më shumë të rinj në
vendin tonë dëshirën t’i bashkohen misionit të vullnetarit?
FOTO: arkiv personal
"Ajo ende u duket diçka e huaj, megjithëse kanë filluar të tregojnë njëfarë interesi", përgjigjet Strashimir Dimitrov. "Misioni kryesor i fondacionit tonë është të arrijmë te nxënësit, te të rinjtë, tek ata që e shohin botën me sy të tjerë, dhe t'i nxisim ata, sepse në Bullgari vullnetarizmi është pak i përhapur, ndërkohë që ka nevojë të madhe për të."
Të rinjtë e përfshirë në projekt tregojnë arsyet pse zgjedhin të punojnë vullnetarisht, pa shpërblim, për mirëqenien e qytetarëve dhe të shoqërive të vendeve të tjera.
FOTO: Rajoni "Oborishte", Bashkia e Kryeqytetit
Daria nga Estonia: "Kam ardhur këtu sepse jam studente e arteve. Ky nuk është projekti im i parë vullnetar, por është i pari që lidhet deri diku me fushën time të studimit. Prandaj kjo ishte një mundësi për të zhvilluar aftësitë e mia dhe për të pikturuar."
Alicia nga Gjermania: “Erdha këtu sepse dua të mësoj diçka ndryshe, të angazhohem si vullnetare dhe të ndihmoj, edhe pse nuk jam profesioniste. E bëj për veten time, por kjo më sjell shumë kënaqësi. Do të vazhdoj të merrem me art, megjithëse ende nuk e di saktësisht se në ç’drejtim do të zhvillohen gjërat.”
Vullnetarët po përmirësojnë një hapësirë mes pallateve në lagjen “Oborishte”
FOTO: BTA
Joaldo nga Angola: “Prindërit e mi janë nga Angola dhe ne flasim portugalisht, por që nga mosha 19-vjeçare jetoj në Romë për të studiuar në fushën e botimeve. Kur mbaron viti akademik, kthehem në qytetin tim të lindjes, por atje nuk kam çfarë të bëj. Ky projekt është një mundësi për t’u përfshirë në një aventurë të re, për të dalë nga zona ime e rehatisë dhe për të bërë diçka interesante në një vend të huaj. Në këtë mënyrë ndihmon pa shpërblim komunitetin dhe ndihesh krenar për atë që ke arritur, sepse njerëzve u pëlqen.”
Sandra nga Gana: “Aktualisht po ndjek studimet master për ekonomi qarkulluese në Itali. Doja të provoja diçka të re, të udhëtoja dhe të njihja Evropën, dhe për herë të parë po marr pjesë si vullnetare. Kjo ishte një mundësi për të takuar njerëz të rinj dhe për t’u zhytur në kulturën bullgare.”
FOTO: Facebook/ Район Слатина
Barbora: “Jam nga Republika Çeke, por tani jetoj në Romë, ku po përfundoj studimet master në historinë e artit. Që kur jam në Itali, merrem aktivisht me vullnetarizëm, duke përgatitur ushqim për njerëzit e pastrehë. Në kohën e lirë më pëlqen të pikturoj dhe jam e lumtur që ky projekt ka edhe një element krijues. Jam shumë e lumtur që marr pjesë në të.”
Lorenco nga Italia: “Është kënaqësi për mua të jem këtu; kam ardhur shumë herë më parë. Kur po kërkoja mundësi vullnetarizmi për verën, që t’i jepja pushimeve të mia një përvojë me vlerë, hasa në këtë projekt dhe mendova se mund të ishte një përjetim i shkëlqyer. Qyteti ka të njëjtat probleme si kryeqytetet e tjera: ndotje, mbeturina dhe grafite. Doja të jepja kontributin tim që Sofja të bëhej më e pastër, të hiqeshin disa grafite dhe të realizoheshin projekte artistike.”
Pasi lanë gjurmën e tyre në qytet dhe u pasuruan me përvoja të reja e ëndrra të reja, të rinjtë do ta ruajnë gjatë në kujtesë kujtimin e një vere të paharrueshme, e cila në një farë mënyre i ndryshoi edhe ata vetë.
Teksti: Diana Cankova (bazuar në një intervistë të Kalina Stanevës për programin "Hristo Botev" të BNR-së)
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva