Martë 6 Tetor 2026 04:22
Martë, 6 Tetor 2026, 04:22
FOTO: machtech.bg
Madhësia e shkronjave
Nga 6 deri më 9 tetor, në Inter Expo Center në Sofje do të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Inxhinierisë Mekanike, Teknologjive Industriale, Automatizimit dhe Robotikës MachTech & InnoTech Expo.
Në kuadër të panairit do të prezantohen teknologji dhe zgjidhje në fushat e inxhinierisë mekanike, automatizimit industrial, elektroteknikës, elektronikës dhe robotikës, pajisjeve të veglave industriale, përpunimit të metaleve, teknologjive të saldimit, prerjes dhe trajtimit sipërfaqësor, si dhe zgjidhje për riciklimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në edicionin e fundit, të mbajtur në vitin 2025, panairi tërhoqi mbi 210 ekspozues nga 14 vende.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva