Lajm
12 mijë pjesëmarrës nga 70 vende do të garojnë në Maratonën e Sofjes 2026
Martë 6 Tetor 2026 05:05
Martë, 6 Tetor 2026, 05:05
FOTO: https://sofiamarathon.bg
Madhësia e shkronjave
Mbi 12 000 persona nga 70
vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e 43-të të Wizz Air Sofia
Marathon, që do të zhvillohet më 10 dhe 11 tetor në kryeqytetin bullgar.
Kështu, ngjarja më e madhe sportive e Sofjes arrin përmasa të krahasueshme me
maratona si ato të Bolonjës, Bryzhit, Seviljes, Lidsit, Edinburgut dhe të
tjera, njoftojnë organizatorët.
Gati 2000 të huaj figurojnë
në listën e startit, që është 50% më shumë krahasuar me edicionin e mëparshëm,
ndërsa numri i përgjithshëm i garuesve të regjistruar në vitin 2026 është dy
herë më i lartë se në secilin prej dy viteve të fundit.
Të shtunën janë planifikuar
garat në 5 km dhe 10 km, ndërsa të dielën do të zhvillohen gjysmëmaratona dhe
maratona klasike prej 42,195 km.
"Këtë vit presim rreth 25 atletë elitarë nga kombësi të ndryshme. Rezultatet personale të tetë prej tyre variojnë mes 2 orë e 9 minuta dhe 2 orë e 15 minuta. Nëse kushtet janë të favorshme dhe gara zhvillohet mirë, mund të presim edhe një rekord të ri të pistës", komentoi drejtoresha sportive e maratonës, Milica Mirçeva.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva