LAJME

Lajm

Bullgaria dhe 16 vende të tjera të BE kërkojnë ruajtjen e fondeve të kohezionit

Hënë, 5 Tetor 2026, 17:20

Micheál Martin

Micheál Martin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria dhe 16 shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që financimi për Politikën e Kohezionit dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore të ruhet në buxhetin e BE-së për periudhën 2028-2034, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. 

Në një letër të përbashkët drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, dhe kryeministrit irlandez Micheál Martin, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, liderët paralajmërojnë se shkurtimi i këtyre fondeve do të dobësonte buxhetin evropian dhe mbështetjen publike për Bashkimin Evropian.

Shtetet anëtare insistojnë që prioritetet e reja të BE-së, në kushtet e sfidave në rritje në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, konkurrueshmërisë, sigurisë energjetike dhe qëndrueshmërisë, të mbështeten me burime shtesë të përshtatshme, pa u bërë kjo në kurriz të financimit për Politikën e Kohezionit dhe bujqësinë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva