LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 6 tetorin 2026

Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell

Hënë, 5 Tetor 2026, 19:02

Parashikimi i motit për 6 tetorin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të luhaten nga 2 deri në 7°. Në luginat dhe fushat e mbyllura, ku temperaturat do të zbresin deri në minus 2°, sërish do të ketë rrezik për ngrica. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, temperaturat minimale do të arrijnë deri në 12-13°. Në Sofje pritet që temperatura në mëngjes të jetë 1°.

Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të përkohshme mbi pjesën lindore të vendit. Era do të jetë e dobët. Temperaturat maksimale do të jenë nga 21 deri në 26°. Në kryeqytet temperatura do të jetë rreth 23°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme, deri në mot me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 19 deri në 23°. Temperatura e ujit të detit do të jetë 20°, ndërsa dallgëzimi do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore do të mbajë kryesisht mot me diell. Era do të jetë e dobët, ndërsa në pjesët më të larta do të fryjë me intensitet mesatar nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 18°, ndërsa në 2000 metra rreth 10°.

Të mërkurën do të fryjë erë e dobët nga jugu dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova