Lajm
Ekipi bullgar fitoi 5 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë
Martë 6 Tetor 2026 08:46
Martë, 6 Tetor 2026, 08:46
FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Madhësia e shkronjave
Nxënës bullgarë arritën një sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën e 19-të Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës (IOAA), e cila u zhvillua në Hanoi të Vietnamit. Pesë përfaqësuesit e Bullgarisë fituan medalje: dy të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë, duke konkurruar me rreth 320 nxënës nga dhjetëra vende të botës, njofton Ministria e Arsimit.
Medaljet e arta u fituan nga Mirosllav Draganov i Gjimnazit të Profilizuar të Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Burgas dhe Svetosllav Arabov i Gjimnazit Matematikor në Varna. Me medalje të argjendta u kthyen Martin Nedev nga Gjimnazi i Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Haskovo dhe Krasimir Stankov nga Gjimnazi Matematikor në Ruse, ndërsa Anton Stojanov nga Gjimnazi Matematikor në Varna fitoi medaljen e bronztë.
Gjatë garës, astronomët e rinj kaluan nëpër tre raunde: teorik, vëzhgues dhe analizë të të dhënave, ku demonstruan njohuritë dhe aftësitë e tyre praktike.
Udhëheqës të ekipit kombëtar bullgar janë Nikolla Karavasilev nga Unioni i Astronomëve në Bullgari dhe Mirosllav Radomirov nga Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva
- #nxënës bullgarë
- #olimpiadë
- #astrofizikë
- #astronomi
- #Olimpiada Ndërkombëtare e Astronomisë dhe Astrofizikës
- #Vietnam
- #medalje
- #nxënës
- #Mirosllav Draganov
- #Svetosllav Arabov
- #Martin Nedev
- #Krasimir Stankov
- #Nikolla Karavasilev
- #Unioni i Astronomëve në Bullgari
- #Mirosllav Radomirov
- #Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes
- #Anton Stojanov
- #Gjimnazi i Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Haskovo
- #Gjimnazi Matematikor në Varna