LAJME

Lajm

Trafiku i kamionëve drejt Turqisë mbetet i ngarkuar në PKK “Kapitan Andreevo”

Martë, 6 Tetor 2026, 09:31

Trafiku i kamionëve drejt Turqisë mbetet i ngarkuar në PKK “Kapitan Andreevo”

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Trafiku i automjeteve të rënda në dalje drejt Turqisë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” mbetet intensiv, njoftojnë nga Policia Kufitare. Në pikat e tjera kufitare të Bullgarisë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi zhvillohet normalisht.

Më 6 tetor, drejtuesit e automjeteve duhet të kenë parasysh kufizimet në autostradën “Hemus” pranë Varnës, Shumenit dhe në segmentin midis nyjeve rrugore “Boaza” dhe “Dermanci”. Në autostradën “Trakia”, në disa seksione po kryhen punime për vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe shpejtësia është kufizuar në 80 km/orë.

Në autostradat “Struma” dhe “Marica” po kryhen punime për pastrimin e bankinave dhe, në disa vende, korsia e emergjencës është e mbyllur. Në rrugën Vraca-Mezdra, nga kilometri 151 deri në kilometrin 161, qarkullimi zhvillohet në një korsi për shkak të riparimit të shtresës rrugore, njofton Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva