Lajm
Dronë goditën dy anije mallrash 80 milje detare nga bregu bullgar
Martë 6 Tetor 2026 10:06
Martë, 6 Tetor 2026, 10:06
FOTO: vesselfinder.com
Madhësia e shkronjave
Një operacion i gjerë shpëtimi është në zhvillim në Detin
e Zi, në lindje të Kepit Shën Atanas dhe qytetit Bjalla, rreth 80 milje detare
nga bregu bullgar. Dy anije kanë dërguar sinjale emergjence në orën 04:00 të
mëngjesit. Rreth orës 09:00 të datës 6 tetor, njëra prej tyre është zhdukur nga
radarët e Policisë Kufitare, njofton korrespondentja e BNR-së në Varna, Daniella
Stojanova.
FOTO: vesselfinder.com
Ekuipazhi i njërës prej anijeve rezulton i zhdukur, ndërsa marinarët e anijes së dytë janë shpëtuar. Këtë e bëri të ditur drejtori i Qendrës së Koordinimit të Shpëtimit Detar në Varna, Rumen Nikollov.
Të dyja anijet kanë kapacitet prej 25 000 tonësh. Njëra prej tyre, ABLE, lundron nën flamurin e Palaut, ndërsa tjetra, ALFA WATAN, nën flamurin e Togos.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva