Ministrja e Jashtme zhvilloi një vizitë pune në kryeqytetin e Holandës

Studentët bullgarë në Evropë do të mund të kryejnë praktika në ambasadat e vendit

Martë, 6 Tetor 2026, 11:31

Ministrja e Jashtme zhvilloi një vizitë pune në kryeqytetin e Holandës

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Ministrja e Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Tom Berendsen, në kuadër të një vizite zyrtare në Hagë. Të dy diskutuan mundësitë për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, energjetikës, transportit, sigurisë dhe mbrojtjes.

U shqyrtuan gjithashtu mundësitë e bashkëpunimit në fushën e inteligjencës artificiale, përfshirë bashkëpunimin midis organizatave shkencore dhe biznesit në të dy vendet.

Ndër temat kryesore të bisedimeve ishin edhe lufta në Ukrainë, siguria në rajonin e Detit të Zi, forcimi i gatishmërisë mbrojtëse evropiane, mbrojtja e kufijve të jashtëm dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva