LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 7 tetor 2026

Gjatë ditës do të jetë ngrohtë dhe me diell, ndërsa në mëngjes në rrafshnaltat e larta do të ketë ngrica

Martë, 6 Tetor 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 7 tetor 2026

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë në interval të gjerë, nga 0° në disa nga rrafshnaltat e larta perëndimore dhe në fushëgropat, ku ka kushte për ngrica, deri në 13-14° përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Në Sofje pritet që temperatura e mëngjesit të jetë rreth 6°. Nga perëndim-veriperëndimi do të shfaqen re të larta, të cilat gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin. Në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë pothuajse pa erë, ndërsa në lindje do të fryjë erë e dobët nga jug-juglindja. Ngrohja do të vazhdojë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 23° deri në 28°, ndërsa në kryeqytet do të jenë rreth 24°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 20° deri në 23°. Temperatura e ujit të detit është 20°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në male do të mbizotërojë moti me diell. Do të fryjë erë e dobët nga verilindja, ndërsa në masivet e Bullgarisë Perëndimore përkohësisht do të orientohet nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 18°, ndërsa në 2000 metra rreth 11°.

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi deri në 12°. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23° deri në 28°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të larta.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva