Lajm
Prodhues bujqësorë bullgarë prezantojnë produktet e tyre në një panair në Madrid
Martë 6 Tetor 2026 18:27
Martë, 6 Tetor 2026, 18:27
FOTO: bapop.org
Madhësia e shkronjave
Perimet, erëzat dhe lulet e prodhuara në Bullgari prezantohen në Panairin Ndërkombëtar “Fruit Attraction 2026”, që zhvillohet në Madrid. Nga 6 deri më 8 tetor, shtatë kompani, anëtare të Shoqatës Bullgare të Prodhuesve të Produkteve të Serave, ua prezantojnë produktet e tyre profesionistëve të sektorit. Pjesëmarrja e Bullgarisë në panair organizohet nga shoqata, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit dhe të Fondit Shtetëror “Bujqësia”.
Panairi në kryeqytetin spanjoll mbledh tradicionalisht prodhues të njohur dhe profesionistë nga dhjetëra vende, mes tyre tregtarë me shumicë, distributorë, kompani logjistike, përfaqësues të sektorit të shitjes me pakicë dhe kompani të tjera të përfshira në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Gjatë panairit, prodhuesit dhe blerësit kanë mundësi të krijojnë partneritete të reja dhe të planifikojnë fushatat e tyre të ardhshme tregtare.
Vizitorët e stendës bullgare do të marrin një qese të vogël me çubricë – një erëza aromatike tradicionale bullgare – si dhe një libërth me receta tradicionale. Është një gjest i vogël që synon t’u japë vizitorëve mundësinë të marrin me vete jo vetëm përshtypjen nga produktet bullgare, por edhe një pjesë të traditës së kuzhinës së vendit.
Redaktoi Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova