LAJME

Lajm

Trafik i rënduar i kamionëve në drejtim të Turqisë

Mërkurë, 7 Tetor 2026, 10:02

Trafik i rënduar i kamionëve në drejtim të Turqisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në pikën kufitare „Kapitan Andreevo“ është regjistruar trafik i rënduar në dalje të vendit, ku radha kryesisht përfshin kamionët që udhëtojnë drejt Turqisë, njofton Policia Kufitare. Kalimi është normal në të gjitha pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare të vendit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë.

Një person humbi jetën dhe 28 të tjerë u plagosën në 26 aksidente të rënda rrugore të ndodhura në vend gjatë 24 orëve të fundit, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit, në 135 aksidente të rënda humbën jetën 11 persona, ndërsa 154 u plagosën. Që nga fillimi i vitit, numri i viktimave në aksidentet rrugore arriti në 380, ndërsa 6554 persona u plagosën.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i personave që humbën jetën në rrugë u rrit me 47.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova