Banka Botërore ruan parashikimin për rritjen ekonomike të Bullgarisë

Mërkurë, 7 Tetor 2026, 11:08

Banka Botërore ruan parashikimin për rritjen ekonomike të Bullgarisë

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Pas një rritjeje prej 3,1% në vitin 2025, Banka Botërore parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Bullgarisë të rritet me 2,6% në vitet 2026 dhe 2027, ndërsa në vitin 2028 rritja pritet të përshpejtohet lehtë, në 2,7%.Krahasuar me parashikimin e publikuar në pranverë, vlerësimi për vitin 2026 mbetet i pandryshuar, ndërsa parashikimi për vitin 2027 është ulur nga 2,9% në 2,6%.

Kërkesa e fortë e brendshme, e mbështetur nga rritja e pagave reale, zgjerimi i kreditimit dhe lehtësimi i politikës fiskale, ka mbështetur aktivitetin ekonomik në Bullgari. Në të njëjtën kohë, këta faktorë kanë ndikuar në përshpejtimin e inflacionit dhe në zgjerimin e ndjeshëm të deficitit buxhetor, thuhet në raport.

Banka Botërore parashikon që deficiti buxhetor të rritet në 5,3% të PBB-së në vitin 2026, nga 3% në vitin 2025. Si faktorë kryesorë përmenden rritja e shpejtë e shpenzimeve sociale, investimet më të mëdha të bashkive dhe rritja e subvencioneve për energjinë.

Institucioni parashikon se shtrëngimi i pritshëm i politikës fiskale dhe rritja më e ngadaltë e pagave reale do ta kufizojnë rritjen ekonomike në rreth 2,6% në vit gjatë periudhës 2027–2028, raporton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova