Lajm
Parashikimi i motit për 8 tetorin 2026
Temperaturat gjatë ditës do të arrijnë vlera verore
Mërkurë 7 Tetor 2026 19:29
Mërkurë, 7 Tetor 2026, 19:29
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të enjten, temperaturat minimale do të lëvizin sërish ndjeshëm, nga 0°C në disa zona të larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në lugina, ku ka kushte për ngrica, deri në 12–14°C përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Në Sofje, temperatura minimale në mëngjes pritet të jetë 6°C.
Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të larta të shpërndara. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 25°C deri në 30°C. Në kryeqytet pritet të arrijnë rreth 26°C.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 21–23°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë 19–20°C, ndërsa dallgëzimi do të jetë 1–2 ballë.
Në zonat malore do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 19°C, ndërsa në 2000 metra rreth 12°C.
Të premten, nga perëndimi do të shtohen vranësirat dhe deri në mbrëmje, në disa zona të Bullgarisë Perëndimore, priten reshje shiu, dhe nuk përjashtohen edhe bubullimat. Era do të fryjë nga jugu, ndërsa në Bullgarinë Lindore dhe në zonat në veri të maleve do të jetë kryesisht mesatare. Temperaturat do të rriten edhe pak, duke arritur gjatë ditës në 24–29°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova