LAJME

Lajm

92 mijë euro për komunitetet bullgare në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë e Moldavi

Mërkurë, 7 Tetor 2026, 17:53

92 mijë euro për komunitetet bullgare në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë e Moldavi

FOTO: Këshilli Rajonal, Taraklia

Madhësia e shkronjave

Qeveria miratoi shpenzime shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për vitin aktual, në vlerë deri në 92 mijë euro, për financimin e projekteve në kuadër të Programit për Mbështetjen e Komuniteteve, Organizatave dhe Mediave Bullgare Jashtë Vendit për periudhën 2026-2028.

Me këto fonde do të mbështeten iniciativa të komuniteteve, organizatave dhe mediave bullgare jashtë vendit, të lidhura me luftën kundër dezinformimit dhe manipulimit informativ, rritjen e edukimit mediatik dhe forcimin e qëndrueshmërisë shoqërore ndaj ndërhyrjeve të jashtme dhe ndikimit informativ.

Mbështetja u drejtohet me përparësi komuniteteve bullgare në vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe në Ukrainë dhe Moldavi. Nëpërmjet projekteve të financuara do të nxitet zhvillimi i kapaciteteve organizative dhe teknike të organizatave dhe mediave bullgare jashtë vendit, si dhe krijimi dhe shpërndarja e përmbajtjeve të besueshme digjitale mediatike.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva