Lajm
Trafik intensiv në PKK “Kapitan Andreevo” dhe PKK “Lesovo”
Enjte 8 Tetor 2026 09:16
Enjte, 8 Tetor 2026, 09:16
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Trafiku është intensiv në pikat e kontrollit kufitar “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” në kufirin me Turqinë, në dalje për automjetet e mallrave, njofton Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare” e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në pikat kufitare me Greqinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, trafiku është normal.
Për shkak të nivelit të ulët të lumit Danub, lidhjet me traget që shërbejnë kalimet kufitare “Orтahovo-Bechet” dhe “Svishtov-Zimnicea” janë përkohësisht jashtë funksionit.
Një person ka humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur në 23 aksidentet e rënda rrugore të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Në Sofje kanë ndodhur dy aksidente të rënda dhe 36 aksidente të lehta rrugore. Dy persona janë lënduar.
Që nga fillimi i muajit në aksidente rrugore kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa që nga fillimi i vitit numri i viktimave ka arritur në 381.
Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet zjarrfikëse kanë reaguar ndaj 246 sinjalizimeve për incidente dhe kanë shuar 173 zjarre, njofton Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”. Nuk ka persona të vrarë apo të lënduar.
Nga zjarret e regjistruara, 25 kanë shkaktuar dëme materiale, prej të cilave 15 në ndërtesa banimi. Janë kryer gjithashtu 61 operacione shpëtimi dhe ndihme.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva