Lajm
Parashikimi i motit për 8 tetor 2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 30 gradë
Enjte 8 Tetor 2026 19:32
Enjte, 8 Tetor 2026, 19:32
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës mbi vend do të mbajë mot i kthjellët, ndërsa mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë vranësira të larta të shpërndara. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e dobët nga jugu dhe jugperëndimi.
Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell, por nga perëndimi vranësirat do të shtohen dhe deri në mbrëmje në disa zona të Bullgarisë Perëndimore priten reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndim-veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Juglindore dhe përgjatë bregdetit verior të Detit të Zi do të vazhdojë të fryjë nga jugu dhe jugperëndimi.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe 13°, në disa zona të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore pak më të ulëta, ndërsa në Sofje rreth 8°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25° dhe 30°, ndërsa në Sofje rreth 26°.
Në male do të mbizotërojë mot me diell, por gjatë ditës vranësirat do të shtohen dhe deri në mbrëmje në disa masive të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore priten reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga perëndim-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 20°, ndërsa në 2000 m rreth 13°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët nga jugu dhe jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 22° dhe 26°, ndërsa temperatura e ujit të detit 19°-20°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva