Përshpejtimi i Korridorit 8, në fokus të konferencës në Sofje

Enjte, 8 Tetor 2026, 14:44

Përshpejtimi i Korridorit 8, në fokus të konferencës në Sofje

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në Sofje u hap Konferenca Ndërkombëtare Ministrore për Korridorin №8, ku u diskutua ecuria e projektit dhe mundësitë për përshpejtimin e punimeve. Ministrja e jashtme, Velisllava Petrova, tha në hapje të konferencës se Korridori №8 duhet të trajtohet si një projekt i vetëm strategjik për lidhjen e vendeve të rajonit, dhe jo thjesht si një varg projektesh të veçuara infrastrukturore. Ajo theksoi se ky projekt ka rëndësi strategjike dhe ka qenë prej vitesh prioritet, por zbatimi i tij nuk ka pasur gjithmonë ritmin e nevojshëm.

Korridori №8 lidh Detin Adriatik me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ai përfshin lidhje rrugore dhe hekurudhore.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të vendeve të përfshira në Korridorin №8, si dhe të shteteve të tjera të rajonit. Pjesëmarrëse janë edhe komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, përfaqësues të lartë të Shërbimit Evropian për Veprimin e Jashtëm dhe të NATO-s, si dhe përfaqësues nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.


Redaktoi: Mglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova