“Dhuratat e Trakisë” – forum dhe panair për bujqësinë bullgare

Premte, 9 Tetor 2026, 05:21

“Dhuratat e Trakisë” – forum dhe panair për bujqësinë bullgare

FOTO: facebook.com/agronovini

Madhësia e shkronjave

Më 9 tetor 2026, në Plovdiv do të zhvillohet forumi “E ardhmja e bujqësisë bullgare: politikat, konkurrueshmëria dhe qëndrueshmëria”, pjesë e nismës “Dhuratat e Trakisë”, e cila zhvillohet nga 9 deri më 11 tetor.  Në qendër të diskutimeve, ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe botës akademike, do të jenë sfidat dhe mundësitë për bujqësinë bullgare.

Gjatë fundjavës, aktiviteti zhvendoset në natyrën e bukur përreth Manastirit Arapovski “Shën Dëshmorja e Madhe Nedelja”, në bashkinë e Asenovgradit.

Organizatorët ftojnë qytetarët dhe vizitorët e rajonit të mbështesin prodhimin bullgar, të shijojnë produktet e freskëta të fermerëve nga më shumë se 40 ekspozues dhe të përjetojnë forcën e traditave bullgare, njofton faqja e Administratës së Qarkut të Plovdivit.


Redaktoi: Mglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova