Lajm
GERB i drejtohet KE-së për manipulime të mundshme me deficitin buxhetor
Premte 9 Tetor 2026 11:02
Premte, 9 Tetor 2026, 11:02
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Deputetë të partisë GERB i dërguan Komisionit Evropian një denoncim zyrtar lidhur me manipulime të dyshuara të dokumenteve në Agjencinë e Infrastrukturës Rrugore të Bullgarisë (API). Sipas tyre, qëllimi është rritja artificiale e deficitit buxhetor për vitin 2025 dhe ulja e tij për vitin 2026. Këtë e deklaroi në parlament deputetja e GERB-it, Temenuzhka Petkova, njofton agjencia e lajmeve BGNES.
“Dje i dërguam një denoncim zyrtar Komisionit Evropian. Ajo që u bë e ditur është se, pas udhëzimeve gojore nga Ministria e Financave, në Agjencinë e Infrastrukturës Rrugore po përgatiten dokumente dhe certifikata për punime që duhet të pranohen dhe të regjistrohen në vitin 2026. Megjithatë, po hartohen dokumente dhe certifikata mbi bazën e të cilave këto punime kalojnë në vitin buxhetor 2025, i cili tashmë ka përfunduar, në vend që të regjistrohen në vitin 2026”, deklaroi deputetja. “Qëllimi është që deficiti i vitit 2025 të rritet në mënyrë të paligjshme dhe të ulet deficiti buxhetor prej 5,7% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të vendit për vitin 2026, i cili ka shkaktuar skandal”, theksoi Petkova.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova