Teatri dhe vallëzimi takohen në festivalin “Alter Ego” në Sofje

Dielë, 11 Tetor 2026, 07:40

Teatri dhe vallëzimi takohen në festivalin “Alter Ego” në Sofje

FOTO: facebook.com/theatreforumalter

Madhësia e shkronjave

Nga 12 deri më 16 tetor, Sofja do të shndërrohet në një skenë të dialogut ndërkombëtar mes teatrit, vallëzimit dhe praktikave bashkëkohore artistike. Teatri laboratorik “Alma Alter” pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” do të jetë mikpritës i Festivalit Ndërkombëtar “Alter Ego” 2026.

Gjatë pesë ditëve, publiku bullgar dhe vizitorët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të takohen me artistë dhe trupa artistike nga Polonia, Holanda, SHBA-ja, Spanja, Franca dhe Bullgaria.

Programi përfshin shfaqje teatrore, punëtori praktike dhe biseda me artistët e ftuar, duke vënë në qendër të vëmendjes praninë e gjallë të interpretuesit dhe trupin si mjet të shprehjes artistike.

Festivali do të hapet më 12 tetor me shfaqjen “CRUMBS” të artistëve polakë Jarosław Fret dhe Monika Wachowicz nga Studio Wachowicz/Fret dhe Instituti “Grotowski”.

"CRUMBS"

"CRUMBS"

FOTO: facebook.com/theatreforumalter

“Alter Ego” ofron gjithashtu mundësi për kontakt të drejtpërdrejtë mes artistëve dhe publikut përmes punëtorive artistike dhe bisedave. Në këtë mënyrë, festivali nuk synon thjesht të nxjerrë në pah dallimet mes traditave teatrore dhe atyre të vallëzimit, por të gjejë gjuhën e përbashkët që mund të lindë ndërmjet tyre.



Teatri dhe vallëzimi takohen në festivalin “Alter Ego” në Sofje

FOTO: facebook.com/theatreforumalter

Festivali Ndërkombëtar “Alter Ego” zhvillohet nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe me mbështetjen e programit “Korpusi Evropian i Solidaritetit”, Bashkimit Evropian dhe Bashkisë së Sofjes. 

Të gjitha ngjarjet do të zhvillohen në teatrin laboratorik “Alma Alter”, në godinën e Universitetit të Sofjes, në bulevardin “Car Osvoboditel” nr. 15.


Redaktoi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva