Lajm
"Simfonieta – Vraca" prezanton historinë e Mara Bellçevës dhe Richard Strauss-it
Shtunë 10 Tetor 2026 04:19
Shtunë, 10 Tetor 2026, 04:19
FOTO: Facebook/Vratsa Symphony
Madhësia e shkronjave
Lidhja pak e njohur mes poetes bullgare Mara Bellçeva dhe kompozitorit gjerman Richard Strauss do të prezantohet në koncertin përmbyllës të edicionit të 57-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Javët Muzikore të Sofjes” nga "Simfonieta – Vraca", njoftoi orkestra, cituar nga BTA.
Koncerti me titull “Richard Strauss dhe Mara Bellçeva – një histori e patreguar” do të mbahet më 10 tetor në sallën “Bullgaria”.
Në program do të interpretohen vepra të Strauss-it, do të lexohen letra nga korrespondenca mes kompozitorit dhe Mara Belçevës, si dhe do të prezantohen krijime të lidhura me rrethin kulturor evropian ku ajo bënte pjesë.
Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë “Burleska” për piano dhe orkestër të Strauss-it, kushtuar Mara Bellçevës. Soliste do të jetë pianistja Nadezhda Canova, e cila është edhe nismëtarja artistike e projektit.
Letra nga korrespondenca mes Bellçevës dhe Strauss-it do t’i lexojë Pllamen Bejkov, drejtor i Operës së Ruses, ndërsa dirigjent do të jetë drejtori i orkestrës së Vracës, Hristo Pavllov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva