LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava do të sjellë mot të ngrohtë për muajin tetor

Premte, 9 Tetor 2026, 19:11

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të shtunën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15 gradë Celsius. Në Sofje, në orët e mëngjesit, temperatura pritet të jetë rreth 11 gradë.Në orët e para të ditës, në disa zona të veçuara fushore, shikueshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës.Gjatë ditës, moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të shtohen më shumë në Bullgarinë Perëndimore. Në disa zona, kryesisht në male dhe në rajonet malore, priten reshje shiu, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e bubullimave.Era do të jetë pothuajse e pandjeshme. Rreth mesditës dhe pas saj, në Fushën e Danubit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, ndërsa në Bullgarinë Lindore do të fryjë nga jugu dhe juglindja.Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25 deri në 30 gradë Celsius. Në kryeqytetin Sofje, temperatura pritet të arrijë rreth 26 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin nga 23 deri në 26°. Temperatura e ujit të detit do të jetë 19–20°. Dallgëzimi i detit do të jetë deri 2–3 ballë.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pas saj, mbi masivet malore të Bullgarisë Perëndimore do të ketë shtim më të ndjeshëm të vranësirave. Në disa vende do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi, me intensitet deri mesatar. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 21°, ndërsa në lartësi 2000 metra do të jetë rreth 14°.

Të dielën, era do të forcohet në gjysmën lindore të vendit. Temperaturat gjatë ditës do të pësojnë një rënie të lehtë, më të ndjeshme në Bullgarinë Perëndimore dhe më të vogël në pjesën lindore të vendit.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova