Asetet e “Lukoil”-it në Bullgari pjesë e marrëveshjes për blerjen e kompanisë

Hënë, 12 Tetor 2026, 11:19

Asetet e “Lukoil”-it në Bullgari pjesë e marrëveshjes për blerjen e kompanisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Rafineritë e “Lukoil”-it në Bullgari, Rumani dhe Holandë janë pjesë e marrëveshjes për blerjen e aseteve ndërkombëtare të kompanisë ruse të naftës nga miliarderi Todd Boehly. Marrëveshja mbështetet nga presidenti amerikan Donald Trump dhe administrata e tij, ndërsa pritet t’i sjellë Uashingtonit miliarda dollarë. Lajmi bëhet i ditur nga “New York Post”, duke cituar një burim nga qeveria amerikane, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Asetet e “Lukoil”-it jashtë Rusisë vlerësohen në 20 miliardë dollarë dhe kanë një kapacitet prodhues prej më shumë se 350 mijë fuçish naftë në ditë, kujton gazeta. Muajin e kaluar, gazeta britanike “Financial Times” shkroi se miliarderi dhe financier amerikan kishte siguruar mbështetjen e qeverisë amerikane dhe të figurave me ndikim nga Gjiri Persik, të lidhura me familjen Trump, për marrëveshjen me “Lukoil”-in.

Lajmi vjen në një kohë kur presidenti Donald Trump deklaroi se SHBA-ja do të importojë naftë dizel nga Rusia dhe se në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës u vendos një armëpushim energjetik.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova