LAJME

Lajm

Krizantema është në qendër të një ekspozite ikebana në Sofje

Martë, 13 Tetor 2026, 05:50

Krizantema është në qendër të një ekspozite ikebana në Sofje

FOTO: Muzeu kombëtar "Toka dhe njerëzit" - Sofje

Madhësia e shkronjave

Ekspozita "Ikebana në stinën e krizantemave" do të hapet më 13 tetor në orën 17:00 në Muzeun Kombëtar "Toka dhe njerëzit" në Sofje. Deri më 18 tetor, vizitorët do të kenë mundësinë të shohin kompozime të shkollës japoneze "Sogecu" (Sogetsu), të frymëzuara nga vjeshta dhe krizantema. Në kulturën japoneze, kjo lule simbolizon diellin, jetëgjatësinë, fisnikërinë dhe forcën jetësore. Imazhi i saj i stilizuar është gjithashtu emblema e familjes perandorake japoneze.

Ikebana është arti tradicional japonez i kompozimit të luleve dhe bimëve, ku rëndësi të veçantë kanë linja, hapësira dhe ekuilibri. E themeluar në vitin 1927, shkolla "Sogecu" inkurajon shprehjen e lirë krijuese.

Ekspozita organizohet nga mësues bullgarë të ikebanës dhe do të jetë e hapur çdo ditë nga datat e sipërpërmendura, nga ora 10:00 deri në 18:00.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva