Lajm
Parashikimi i motit për 13 tetorin 2026
Kod i verdhë dhe portokalli për reshje shiu në 24 rajone të Bullgarisë
Hënë 12 Tetor 2026 19:24
Hënë, 12 Tetor 2026, 19:24
FOTO: Ani Petrova, BNR
Madhësia e shkronjave
Të martën, temperaturat minimale do të luhaten nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje, në mëngjes pritet të jenë rreth 9 gradë. Gjatë ditës moti do të mbetet i vranët dhe me reshje shiu. Në disa zona të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore, reshjet do të jenë përkohësisht të dendura dhe në sasi të mëdha, ndërsa në jugperëndim do të dobësohen dhe do të pushojnë. Era do të fryjë mesatare, ndërsa në gjysmën lindore të vendit herë pas here do të jetë e fortë nga veriu. Temperaturat maksimale do të mbeten pothuajse të pandryshuara gjatë ditës, nga 10 deri në 15 gradë. Në kryeqytet, temperaturat do të arrijnë rreth 11 gradë.
Edhe në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë i vranët, me reshje shiu dhe erë. Pas mesditës, në disa zona priten reshje të shumta. Era veriore do të fryjë mesatare, por herë pas here do të forcohet. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 15 deri në 17 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë 19–20 gradë, ndërsa dallgët do të arrijnë lartësinë 2–3 ballë.
Në zonat malore moti do të jetë i vranët, me erë dhe reshje shiu. Mbi 1700 metra lartësi, reshjet do të jenë prej dëbore. Sasi të mëdha reshjesh priten në zonën e qendrore të malit Stara Pllanina, në malet Rodopa, Stranxha dhe Sakar. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 6 gradë në lartësi 1200 metra dhe rreth 1 gradë në 2000 metra.
Të mërkurën, moti do të mbetet kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vendit. Në disa zona të Bullgarisë Jugore dhe Lindore do të ketë ende reshje, por ato do të jenë më të dobëta dhe gradualisht do të pushojnë. Era do të fryjë mesatare, ndërsa në zonat lindore herë pas here do të jetë e fortë, nga veriu dhe veriperëndimi. Për mesin e tetorit, temperaturat do të jenë të ulëta: minimalet do të zbresin në 3–8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë 11–16 gradë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova