LAJME

Lajm

Kryeministri Radev para biznesit amerikan: Bullgaria është e hapur për investime

Hënë, 12 Tetor 2026, 16:58

Kryeministri Radev para biznesit amerikan: Bullgaria është e hapur për investime

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është e gatshme të inkurajojë investime që krijojnë vlerë të lartë të shtuar dhe zbatojnë modele të suksesshme biznesi në ekonominë bullgare. Këtë e deklaroi Kryeministri Rumen Radev gjatë një takimi me një delegacion biznesi amerikan, të organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Bullgari. Në delegacion merrnin pjesë kompani nga sektorët e sigurisë, teknologjive të larta, mbrojtjes, energjetikës etj.

Kryeministri vuri në dukje se në Bullgari tashmë po zhvillohen në mënyrë aktive kompani në fushën e elektronikës, teknologjive të larta, industrisë hapësinore dhe asaj të mbrojtjes, të cilat kërkojnë partnerë ndërkombëtarë. Në vend funksionon gjithashtu Instituti i parë në rajon për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji, i cili tërheq studiues bullgarë dhe të huaj dhe tashmë ka arritje të rëndësishme në fushën e inteligjencës artificiale.

Kryeministri theksoi gjithashtu stabilitetin politik në Bullgari, të garantuar nga qeveria aktuale, si dhe dëshirën e kabinetit për të vazhduar zhvillimin dhe thellimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara në fusha të ndryshme.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva