LAJME

Lajm

Trafik i rënduar për kamionët në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë

Martë, 13 Tetor 2026, 10:28

Trafik i rënduar për kamionët në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në pikat kufitare „Kapitan Andreevo“ dhe „Lesovo“, në dalje të Bullgarisë drejt Turqisë, trafiku është i dendur për kamionët e transportit të mallrave, njofton Policia Kufitare. Sipas mediave turke, për shkak të punimeve të riparimit të pikës kufitare „Kapitan Andreevo“, shumë kamionë të rëndë iu drejtuan pikës më e vogël kufitare, „Lesovo“. Si pasojë, në anën turke të kufirit u krijua një radhë kamionësh që shtrihet për më shumë se 30 kilometra.

Ndërkohë, qarkullimi në pikat e tjera kufitare të Bullgarisë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë vijon normalisht.

Një person humbi jetën dhe 24 të tjerë u plagosën në 22 aksidente të rënda rrugore gjatë 24 orëve të fundit, bëhet e ditur nga Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit tetor, në 275 aksidente humbën jetën 23 persona, ndërsa 346 të tjerë u plagosën.

Ndërsa që nga fillimi i vitit, në Bullgari u regjistruan 5440 aksidente rrugore, me bilanc tragjik prej 391 viktimash dhe 6 747 të plagosurish. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i personave që humbën jetën në aksidente rrugore u rrit me 54.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova