Lajm
44 640 persona erdhën nga jashtë dhe u vendosën në Bullgari gjatë vitit 2025
Martë 13 Tetor 2026 11:39
Martë, 13 Tetor 2026, 11:39
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Popullsia e Bullgarisë u zvogëlua me 14 153 banorë gjatë vitit 2025. Në fillim të vitit 2026, vendi kishte 6 423 207 banorë, ose 0,22% më pak se një vit më parë. Gjatë dhjetë viteve të fundit, popullsia e Bullgarisë është tkurrur me 9,56%, njofton Instituti Kombëtar i Statistikave.
Mosha mesatare e popullsisë ka arritur në 45,4 vjeç, ndërsa personat në moshë pune përbëjnë 58,6% të popullsisë. Për çdo 100 persona që dalin në pension, vetëm 75 të rinj hyjnë në tregun e punës.
Në Bullgari ka 192 vendbanime pa asnjë banor. Fshati më i madh është Lozen, pranë Sofjes, ndërsa qyteti më i vogël është Mellnik.
Gjatë vitit 2025, gjithsej 44 640 persona u vendosën në Bullgari, duke ardhur nga vende të tjera. Numri më i madh i tyre erdhi nga Turqia, Ukraina dhe Gjermania.
Shkaku kryesor i rënies së popullsisë mbetet shtesa natyrore negative, që do të thotë se numri i vdekjeve është më i madh se numri i lindjeve. Ky faktor bëri që popullsia të zvogëlohej me 49 238 persona. Rënia ishte më e madhe se në vitin 2024, kur u regjistruan 8 121 banorë më pak.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova