Lajm
Ekspozita “Pika takimi” – dy biografi krijuese dhe një jetë në art
Mërkurë 14 Tetor 2026 06:11
Mërkurë, 14 Tetor 2026, 06:11
FOTO: BulFoto
Madhësia e shkronjave
Një ekspozitë retrospektive
me titull “Pika takimi” do të prezantojë në Akademinë Kombëtare të Artit
Teatror dhe Kinematografik “Krëstjo Sarafov” dy nga emrat më të shquar të
kulturës bullgare, poetin dhe dramaturgun Stefan Canev
dhe bashkëshorten e tij, aktoren
Doroteja Tonçeva,. E organizuar me rastin e
jubileve të tyre, ekspozita, e cila hapet më 14 tetor, bashkon në një rrëfim të
përbashkët dy biografi krijuese që për dekada kanë ecur paralelisht, janë
ndërthurur dhe kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe
kinemasë bullgare.
FOTO: natfiz.bg
“Pika takimi” ndjek
rrugëtimin e tyre artistik nga vitet 1960 deri më sot përmes fotografive,
materialeve arkivore dhe teksteve. E ndërtuar në mënyrë kronologjike, ekspozita
kalon përmes momenteve emblematike të teatrit dhe filmit bullgar dhe përfshin
vepra si “Shija e Bajameve”, “Engjëjt e Zinjtë”, “Nata e Fundit e Sokratit” dhe
“Violinistja e Zotit”. Pikërisht në këto vepra gjenden disa nga pikat më
interesante të takimit mes historive të tyre personale dhe profesionale.
Ekspozita është realizuar me iniciativën e Festivalit Ndërkombëtar të të Rinjve në Art “Via Pontica” dhe është prezantuar për herë të parë në Ballçik.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva