Lajm
FMN: Rritje më e ulët e ekonomisë bullgare dhe inflacion më i lartë
Martë 13 Tetor 2026 17:30
Martë, 13 Tetor 2026, 17:30
FOTO: IMF
Madhësia e shkronjave
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e uli parashikimin e tij për rritjen e ekonomisë bullgare këtë vit nga 2,8% në 2,6% dhe rishikoi në rritje pritshmërinë për inflacionin mesatar vjetor, nga 3,8% në 4,9%, krahasuar me vlerësimin e bërë në pranverë.
FMN-ja pret që vitin e ardhshëm rritja ekonomike e vendit të përshpejtohet në 2,7%, kundrejt 2,5%, sa ishte parashikuar në prill. Njëkohësisht, pritshmëria për inflacionin mesatar vjetor është rritur nga 3,7% në 4,8%.
Është përkeqësuar ndjeshëm edhe parashikimi për llogarinë korrente. Për këtë vit pritet që deficiti i saj të arrijë në 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa në prill ishte parashikuar në 4%.
Për vitin 2027 parashikohet një deficit prej 6,6% të PBB-së, kundrejt vlerësimit të mëparshëm prej 3,2%.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva