Lajm
Forum i OKB-së për turizmin pritet në Luginën e Trëndafilave në Bullgari
Mërkurë 14 Tetor 2026 11:22
Mërkurë, 14 Tetor 2026, 11:22
FOTO: Ministria e Turizmit
Madhësia e shkronjave
Bullgaria po nis
përgatitjet për të pritur një forum të OKB-së për turizmin (UN Tourism),
kushtuar turizmit kulturor dhe arsimit, me mbështetjen e UNESCO-s. Këtë
propozim e paraqiti Ministri i Turizmit, Ilin Dimitrov, gjatë forumit rajonal
të turizmit “Evropa - Azia” në Podgoricë të Malit të Zi. Pritet që ngjarja të
zhvillohet në fund të majit 2027 në një nga destinacionet më tërheqëse të
vendit, Luginën e Trëndafilave, njoftoi ministria përkatëse.
“Vizitorët tanë
ndërkombëtarë do të përjetojnë magjinë e vjeljes së trëndafilave dhe do të
njihen nga afër me trashëgiminë kulturore që e ruajmë prej shekujsh”, tha
ministri.
Programi i forumit mund të përfshijë gjithashtu vizitë në Muzeun e Trëndafilit në Kazanllëk, prezantim të prodhimit të vajit bullgar të trëndafilit, si dhe njohje me Varrin Trakas të Kazanllëkut, pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe me Luginën e Mbretërve Trakasë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva