Lajm
Parashikimi i motit për 15 tetor 2026
Shiu dhe moti i freskët do t’i lënë vend motit më të qëndrueshëm gjatë 24 orëve të ardhshme
Mërkurë 14 Tetor 2026 19:30
Mërkurë, 14 Tetor 2026, 19:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten, reshjet do të pushojnë që gjatë natës, më vonë në zonat më juglindore të vendit, ndërsa vranësirat do të shpërbëhen dhe do të pakësohen. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1° dhe 7°C. Në Sofje, temperatura e mëngjesit pritet të jetë rreth 3°C.
Gjatë ditës do të mbizotërojë moti me diell, por nga veriperëndimi vranësirat do të shtohen sërish. Në mbrëmje dhe gjatë natës drejt së premtes, nga veriu do të nisin reshje shiu. Era do të fryjë nga veriu-veriperëndimi, kryesisht me intensitet mesatar. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 14° dhe 19°C. Në kryeqytet ato do të arrijnë rreth 14°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara deri në mot me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 16° deri në 18°C. Temperatura e ujit të detit është 19-20°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male, para mesditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite vranësirat do të shtohen dhe në rajonin e Malit të Ballkanit (Stara Pllanina) priten reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në zonat më të larta edhe e fortë, nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 10°C, ndërsa në 2000 metra rreth 3°C.
Të premten moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Nga veriu do të depërtojë një valë e re ajri relativisht të ftohtë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva