Lajm
Pagat në administratë rriten me 5%, pensionet me 8% vitin e ardhshëm
Mërkurë 14 Tetor 2026 16:34
Mërkurë, 14 Tetor 2026, 16:34
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Buxheti i shtetit për vitin 2027 parashikon kufizimin e shpenzimeve, uljen e deficitit dhe zvogëlimin e vlerës nominale të borxhit të ri shtetëror, krahasuar me dy vitet e mëparshme. Këtë e bëri të ditur kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Projektbuxheti parashikon gjithashtu rritjen e mbështetjes për familjet dhe fëmijët, si dhe më shumë fonde për shëndetësinë, arsimin dhe mbrojtjen, krahas masave për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e biznesit.
Propozohet që pagat në sektorin buxhetor të rriten me 5%, pagat e mësuesve dhe specialistëve të arsimit me 7,5%, ndërsa pensionet me 8%. Parashikohet gjithashtu rritja e pagës minimale dhe dyfishimi i vlerës së kuponëve, nga 100 në 200 euro. Taksat kryesore nuk do të rriten.
“E dini shumë mirë në çfarë gjendjeje e gjetëm arkën e shtetit: të boshatisur, me deficit të tepruar, borxhe të trashëguara, si dhe një sërë projektesh, detyrimesh financiare dhe faturash që na u desh t’i shlyenim dhe që vazhdojmë t’i paguajmë. Përveç kësaj, kishte mekanizma automatikë për rritjen e pagave në sektorin buxhetor, si dhe shpenzime sociale dhe të tjera që po rriteshin me ritme të shpejta”, deklaroi kryeministri. Ai shtoi se qeveria do t’ia dërgojë Komisionit Evropian planin buxhetor për vitin 2027.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova