Arkitektë nga e gjithë bota në forumin ndërkombëtar “INTERARCH 2026” në Sofje

Enjte, 15 Tetor 2026, 05:08

Arkitektë nga e gjithë bota në forumin ndërkombëtar “INTERARCH 2026” në Sofje

FOTO: Lidhja e Arkitektëve Bullgarë

Madhësia e shkronjave

Forumi ndërkombëtar “INTERARCH 2026” mbledh nga 15 deri më 17 tetor në Sofje emra të njohur të arkitekturës botërore, me synimin për të përcaktuar një vizion për një botë që ndryshon vazhdimisht. Programi përfshin dy panele tematike dhe një tryezë të rrumbullakët ndërkombëtare, kushtuar rolit të konkurseve të arkitekturës në përmirësimin e cilësisë së mjedisit urban. Paneli i parë do të trajtojë politikat evropiane për mjedisin e ndërtuar dhe sigurimin e banesave të përballueshme, ndërsa i dyti do të fokusohet te planifikimi urban, praktikat novatore për menaxhimin e qyteteve dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut. Një ekspozitë e Këshillit të Arkitektëve të Evropës do të prezantojë shembuj të rinovimit dhe rigjenerimit të mjedisit të ndërtuar në qytetet evropiane.

“Do të miratohet gjithashtu një deklaratë përfundimtare mbi nevojën për të hartuar një filozofi të re për zhvillimin arkitekturor dhe urbanistik të qyteteve evropiane, pasi bota po ndryshon shumë shpejt dhe ne duhet t’u përgjigjemi në mënyrën e duhur këtyre ndryshimeve”, tha arkitekti Petër Dikov.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova