LAJME

Lajm

Bullgaria dhe Rumania e shtrojnë para BE-së çështjen e sigurisë në Detin e Zi

Enjte, 15 Tetor 2026, 08:38

Bullgaria dhe Rumania e shtrojnë para BE-së çështjen e sigurisë në Detin e Zi

FOTO: president.bg

Madhësia e shkronjave

BE-ja do të mbështesë nismën e Bullgarisë dhe Rumanisë për vendosjen e një moratoriumi mbi veprimet luftarake në Detin e Zi dhe përdorimin e dronëve. Këtë e deklaroi në Burgas Presidentja Ilijana Jotova përpara takimit të liderëve evropianë në Bruksel më 15 dhe 16 tetor. “Kjo është një ide e presidentit francez që prej disa javësh. Mendoj se po fitojmë gjithnjë e më shumë aleatë dhe parashikimi im është se do të ketë një vendim të përbashkët të BE-së”, komentoi Jotova. 

“Zhvillova një bisedë telefonike me presidentin e Rumanisë dhe ramë dakord që në samitin e BE-së të përfshihet një pikë e jashtëzakonshme për Detin e Zi. Do të ketë edhe një tekst të përbashkët të konsoliduar, i cili po hartohet nga dy ministritë e jashtme. Më e mira do të ishte të mbahej një takim i të gjitha shteteve të Detit të Zi. Dokumenti do të ketë dy pjesë: faktet dhe kërcënimet për sigurinë e lundrimit detar, si dhe ndihmën që mund të marrim nga BE-ja”, shtoi kreu i shtetit, cituar nga BTA. 

Ministri rumun i Mbrojtjes Kombëtare, Radu Miruța, njoftoi se i ka propozuar homologut të tij bullgar nënshkrimin e një letre të përbashkët drejtuar udhëheqësve të NATO-s për krijimin e një komande të përbashkët ushtarake në Detin e Zi, njofton agjencia agerpres.ro.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva