Enjte 15 Tetor 2026 09:53
Enjte, 15 Tetor 2026, 09:53
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku i mjeteve të rënda
është shumë intensiv në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” në dalje
drejt Turqisë, njoftojnë nga Policia Kufitare. Në të gjitha pikat e tjera
kufitare të Bullgarisë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë,
kalimi zhvillohet normalisht.
Qarkullimi në autostradën
“Struma” në drejtim të Sofjes është kufizuar në një korsi në kilometrat 160 dhe
166 për shkak të riparimit të fugave. Në autostradën “Hemus”, për shkak të
punimeve të planifikuara, trafiku vijon të zhvillohet në të dy drejtimet në
njërën anë të rrugës pranë tunelit “Topli Doll”, afër Shumenit, si dhe midis
Ignatievos dhe nyjës rrugore “Aeroporti”.
Më 15 tetor, në nyjën rrugore “Daskallovo”, nga ora 16:00 deri në 20:30, është vendosur organizim i përkohshëm i trafikut në drejtim të Pernikut dhe Kjustendilit, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva