Lajm
Filma me pjesëmarrje bullgare konkurrojnë për Çmimet Evropiane të Filmit
Enjte 15 Tetor 2026 10:06
Enjte, 15 Tetor 2026, 10:06
Kuadro nga filmi "Para të zeza për net të bardha"
FOTO: Abraxas film
Madhësia e shkronjave
Tre filma me pjesëmarrje
bullgare janë përfshirë në listën e shkurtër për Çmimet Evropiane të Filmit
2027, njofton BTA. Këta janë bashkëprodhimi bullgaro-grek "Para të zeza
për net të bardha" i regjisorëve Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov, "Toka
e Akullt" e Amanda Kernell, bashkëprodhim i Suedisë, Danimarkës,
Norvegjisë, Bullgarisë dhe Islandës, si dhe "Aventura e ëndërruar" e
Valeska Grisebach, bashkëprodhim mes Gjermanisë, Francës, Bullgarisë dhe
Austrisë.
Anëtarët e Bordit të
Akademisë Evropiane të Filmit (EFA) kanë përzgjedhur këtë vit 68 filma
artistikë me metrazh të gjatë nga 40 vende. Prej tyre, 45 janë filma artistikë,
15 dokumentarë dhe 8 filma të animuar. Shumë prej këtyre veprave kanë fituar
çmime prestigjioze në festivalet e filmit në Venecia, Berlin, Kanë, Toronto dhe
San Sebastian.
Në javët në vijim, 5700
anëtarët e EFA-së do të shohin filmat e përzgjedhur dhe do të votojnë për
nominimet përfundimtare. Mbi 60 krijues bullgarë janë anëtarë të Akademisë.
Nominimet në kategoritë kryesore do të shpallen më 14 nëntor gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. Çmimet Evropiane të Filmit do të ndahen më 16 janar 2027 në Athinë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva