Lajm
Parashikimi i motit për 16 tetor 2026
Në fund të javës së punës do të ketë sërish reshje, fundjava pa shi
Enjte 15 Tetor 2026 19:19
Enjte, 15 Tetor 2026, 19:19
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°C. Në Sofje pritet që temperatura e mëngjesit të jetë rreth 3°C. Që gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës mbi vend do të mbizotërojë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, e cila do të sjellë ajër më të ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°C. Në kryeqytet ato do të jenë rreth 10°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshjet do të jenë të pranishme, kryesisht përgjatë bregdetit jugor. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 14 deri në 16°C. Temperatura e ujit të detit është 19°C, ndërsa dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male moti do të jetë kryesisht i vranët. Do të bjerë borë, ndërsa nën 1300 metra lartësi reshjet do të jenë shi. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veri-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 6°C, ndërsa në 2000 metra rreth minus 1°C.
Të shtunën do të fryjë erë mesatare, ndërsa në Rrafshin e Danubit përkohësisht e fortë nga veriperëndimi. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpesh të dendura dhe ende në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Lindore, do të ketë reshje. Moti do të mbetet i freskët, me temperatura minimale kryesisht ndërmjet 2 dhe 7°C dhe maksimale gjatë ditës nga 12 deri në 17°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva