Lajm
Bullgaria do të blejë edhe pesë sisteme kundërajrore IRIS-T SLM
Enjte 15 Tetor 2026 15:37
Enjte, 15 Tetor 2026, 15:37
FOTO: Reuters
Madhësia e shkronjave
Kuvendi Popullor miratoi një shpenzim investimi për blerjen e sistemeve të raketave kundërajrore, raportoi gazetari i Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Daniell Inkov. Parashikohet të blihen edhe pesë sisteme IRIS-T SLM, përveç sistemit të planifikuar në fazën e parë. Projekti përfshin gjithashtu sigurimin e mbështetjes logjistike gjatë periudhës së garancisë dhe në fazën fillestare, raketa të drejtuara kundërajrore dhe pajisje shtesë. Vlera e përgjithshme e projektit, i cili do të financohet përmes instrumentit evropian SAFE, arrin në rreth 1,14 miliardë euro.
Ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, deklaroi se ky është një investim strategjik për sigurinë kombëtare, mbrojtjen e popullsisë dhe të infrastrukturës kritike të vendit. “Ne disponojmë pajisje të prodhuara në vitet 1975, 1980 dhe 1990 dhe duhet të kompensojmë prapambetjen. Do të ndërmarrim një nismë për të siguruar edhe sisteme kundër dronëve në kuadër të këtij projekti, me synimin që çdo sistem kundërajror të pajiset me një sistem të tillë”, shtoi ai.
Sistemi i parë pritet të mbërrijë në Bullgari 32 muaj pas nënshkrimit të kontratës.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova