CreaTech Summit South-East Europe mbledh përfaqësues të industrive kreative

Premte, 16 Tetor 2026, 04:59

 CreaTech Summit South-East Europe mbledh përfaqësues të industrive kreative

FOTO: CreaTech Bulgaria

Madhësia e shkronjave

Më shumë se 45 folës dhe pjesëmarrës në diskutime do të trajtojnë temën e krijimtarisë në epokën e inteligjencës artificiale, në edicionin e katërt të forumit ndërkombëtar CreaTech Summit South-East Europe, që zhvillohet më 16 tetor në Sofje. Programi përfshin leksione, diskutime, punëtori praktike, demonstrime teknologjike, përvoja në realitetin virtual dhe atë zhytës, si dhe një konkurs për kineastët e rinj. “Dëshirojmë që vizitorët të zbulojnë ide të reja, të shohin se si përdoret teknologjia në praktikë dhe të takojnë njerëz me të cilët mund të realizojnë projektin e tyre të radhës”, thotë Genoveva Hristova, kryetare e organizatës CreaTech Bulgaria.

Një nga temat kryesore do të jetë organizimi i konkursit ndërkombëtar të këngës “Evrovizion” dhe mundësitë që ngjarje të tilla krijojnë për industritë kulturore dhe kreative. Në program parashikohet edhe një diskutim mbi ndikimin e ngjarjeve të mëdha kulturore në turizëm, ekonomi dhe zhvillimin e qyteteve.

Ndër projektet e programit të përvojave zhytëse përfshihet edhe një përvojë në realitetin virtual, që prezanton bazën antarktike bullgare në ishullin Livingston. Projekti i Jordan Mihajllovskit është një kopje digjitale e bazës, e cila u mundëson vizitorëve të eksplorojnë hapësirat e saj përmes teknologjisë së realitetit virtual (VR).

Në ceremoninë zyrtare të hapjes do të marrë pjesë edhe influencuesja virtuale Ahinora, e krijuar nga Agjencia Digjitale Bullgare BG Content.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova