Muzeu i Aviacionit pranë Plovdivit ofron program të veçantë festiv

Premte, 16 Tetor 2026, 06:06

Muzeu i Aviacionit pranë Plovdivit ofron program të veçantë festiv

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Muzeu i Aviacionit pranë Plovdivit do të shënojë 16 tetorin, Ditën e Aviacionit dhe të Forcave Ajrore, me një program të posaçëm. Kjo ditë lidhet me fluturimin e parë luftarak zbulues, të kryer më 16 tetor 1912, gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Fluturimi u realizua nga nëntogerët Radull Millkov dhe Prodan Tarakçiev me një avion të tipit “Albatros” L2, në zonën e Edrenesë.

Vizitorët do të kenë mundësi të shohin ekspozitën që prezanton zhvillimin e aviacionit bullgar, si dhe të hedhin një vështrim brenda kabinave të dy mjeteve fluturuese: helikopterit Mi-24 dhe avionit luftarak MiG-21. Adhuruesit e teknikës së aviacionit do të mund të ndjekin edhe funksionimin e motorit ASH-62IR, i cili përdoret për të vënë në lëvizje avionin An-2.

Ndërsa vizitorët më të vegjël do të marrin pjesë në lojën edukative “Aviatori zbulues”, e cila do t’i nxisë të zbulojnë hollësi interesante rreth konstruksionit të avionëve dhe helikopterëve të ekspozuar në ambientet e jashtme të muzeut.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova