LAJME

Lajm

Liderët e BE-së do të miratojnë përfundime për sulmet me dronë në Detin e Zi

Premte, 16 Tetor 2026, 10:06

Liderët e BE-së do të miratojnë përfundime për sulmet me dronë në Detin e Zi

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Më 16 tetor pritet që liderët evropianë të miratojnë përfundime, ku thuhet se Rusia është shkaku kryesor i sulmeve me dronë në Detin e Zi.

Në dokumentin, në të cilin BNR-ja ka siguruar qasje, thuhet se sulmet ndaj lundrimit civil, anijeve tregtare dhe industriale, përfshirë incidentet e fundit serioze në zonat ekskluzive ekonomike të Bullgarisë dhe Rumanisë në Detin e Zi, përbëjnë shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe asaj detare.

“Këshilli Evropian rikonfirmon rëndësinë strategjike të sigurisë, stabilitetit dhe lirisë së lundrimit në Detin e Zi. Duke vënë në shënjestër infrastrukturën bujqësore të Ukrainës, portet e saj në Detin e Zi dhe në Danub, pikat kufitare, objektet e eksportit dhe anijet, si dhe duke bllokuar rrugët detare dhe duke shkatërruar objektet e magazinimit të drithërave, Rusia po e kthen sërish ushqimin në armë dhe po minon sigurinë ushqimore globale, veçanërisht në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme”, thuhet në dokument.

Dokumenti rikujton gjithashtu rëndësinë e masave për forcimin e mëtejshëm të korridoreve të solidaritetit ndërmjet BE-së dhe Ukrainës, njofton korrespondentja e BNR-së në Bruksel, Angelina Piskova.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva