Lajm
Shumë i ngarkuar është kalimi i kufirit për kamionët drejt Turqisë
Premte 16 Tetor 2026 10:31
Premte, 16 Tetor 2026, 10:31
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Trafiku është shumë intensiv në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” në dalje të automjeteve të mallrave drejt Turqisë, njoftojnë nga Policia Kufitare. Kalimi është normal në të gjitha pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare të vendit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë.
Më 16 tetor, për shkak të reshjeve të shiut dhe lagështisë së rrugëve, drejtuesve të automjeteve u kërkohet të lëvizin me shpejtësi më të ulët dhe të mbajnë distancë më të madhe sigurie gjatë ngasjes.
Në rrugët republikane vazhdon lëvizja e personelit dhe e teknikës së Forcave Tokësore në kuadër të përgatitjeve të planifikuara. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes nuk ka bërë të ditura itineraret dhe oraret konkrete të lëvizjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva