LAJME

Lajm

Rrezikohet eksporti i 5 milionë tonëve grurë nga Bullgaria

Premte, 16 Tetor 2026, 10:43

Rrezikohet eksporti i 5 milionë tonëve grurë nga Bullgaria

FOTO: BNT - stop kuadër

Madhësia e shkronjave

Një skenar i pafavorshëm pret botën dhe Bullgarinë nëse nuk garantohet siguria e lundrimit detar. Anijet tashmë po refuzojnë të hyjnë në portet bullgare dhe vendi përballet me rrezikun që të mos mund të eksportojë 5 milionë tonë drithëra. Këtë e deklaroi për BNT-në Ilija Prodanov, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave. 

Ai sqaroi se prodhimi botëror i grurit arrin në rreth 800 milionë tonë, por realisht në treg tregtohen rreth 200 milionë tonë. Prej tyre, 50 milionë tonë përbëjnë eksportet e Rusisë, 20 milionë tonë ato të Ukrainës, 10 milionë tonë të Rumanisë, 5 milionë tonë të Bullgarisë dhe 10 milionë tonë të Kazakistanit. Mbi 50% e tregtisë botërore të grurit vjen nga rajoni i Detit të Zi. 

Kostot e sigurimeve kanë shtrenjtuar transportin 5 deri në 6 herë. “Por që nga dje nuk flasim më vetëm për çmimin, por për pamundësinë e anijeve për të ardhur. Bullgaria duhet të garantojë se ujërat e saj territoriale janë të sigurta, në mënyrë që portet bullgare të mbeten tërheqëse, siç ishin deri para pak ditësh”, thekson eksperti.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva