LAJME

Lajm

Bullgaria i ka kërkuar NATO-s aviacion ushtarak dhe sisteme kundërraketore

Premte, 16 Tetor 2026, 12:09

Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov

Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

“Ne kemi dërguar letra dhe një kërkesë te sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, për forcimin e kapaciteteve tona, të paktën për të demonstruar forcë në territorin tonë dhe në ujërat tona territoriale.” Këtë e deklaroi Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Dimitër Stojanov, para gazetarëve në Sofje gjatë shënimit të festës së Forcave Ajrore Bullgare, njofton BTA.

“Kemi kërkuar si aviacion ushtarak, ashtu edhe sisteme raketore kundërajrore, sisteme kundër dronëve dhe patrullime ajrore. Me fjalë të tjera, kemi kërkuar të gjithë spektrin e mundshëm të mbështetjes”, shpjegoi ministri.

Qëllimi është gjithashtu të demonstrohet prani dhe forcë në rajon. Stojanov sqaroi se ende nuk ka konfirmim se çfarë ndihme konkrete do të ofrohet. Sipas tij, edhe Rumania dhe shtetet baltike kanë nevoja të ngjashme.

Sipas ministrit, nuk mund të ketë garanci të plotë për sigurinë në Detin e Zi, edhe në prani të forcave dhe mjeteve të vendeve aleate.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva