KULTURË

Artikull

18 tetori është festa e artistëve pamorë

Dielë, 18 Tetor 2026, 07:00

18 tetori është festa e artistëve pamorë

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Më 18 tetor shënojmë Festën Profesionale të Artistëve Pamorë. Kjo ditë është e lidhur ngushtë me Kishën e Krishterë dhe me kujtimin e Shën Lukës Apostull dhe Ungjilltar. Sipas traditës kishtare, Shën Luka është ikonografi i parë i krishterë, i cili pikturoi imazhet e para të Shën Mërisë me Foshnjën Jezus, si dhe të apostujve Pjetër dhe Pavëll. Për këtë arsye, ai konsiderohet zyrtarisht mbrojtësi i artistëve, piktorëve të afreskeve dhe ikonografëve. Unioni i Artistëve Bullgarë, galeritë dhe akademitë e arteve e shënojnë këtë ditë çdo vit me ekspozita, çmime dhe takime të komunitetit artistik.

18 tetori është festa e artistëve pamorë

FOTO: bulgarianpavilionvenice.art

Ndër pjesëmarrjet më të rëndësishme bullgare në botën e artit pamor sot është pavijoni i Bullgarisë në Bienalen e 61-të të Venecias, të cilin mund ta vizitoni deri më 22 nëntor 2026 në Itali.

18 tetori është festa e artistëve pamorë

FOTO: Facebook/To Pikap

Një ngjarje veçanërisht interesante për artin bullgar gjatë gjysmës së dytë të tetorit është projekti ndërkombëtar “Kufijtë / ΣΥΝΟΡΑ”, i cili qëndron në Selanik nga 13 tetori deri në fillim të nëntorit. Ekspozita paraqet veprat e dhjetë artistëve bullgarë në dy hapësira kulturore – Goethe-Institut Thessaloniki dhe galerinë To Pikap, për të cilat Radio Bullgaria ju ka informuar tashmë.

Projekti ngre çështje që lidhen me kufijtë, migracionin, identitetin, marrëdhënien midis njeriut dhe natyrës, si dhe marrëdhëniet ndërmjet botës digjitale dhe asaj fizike. Ai është pjesë e një shkëmbimi artistik midis Bullgarisë dhe Greqisë, i cili prezanton skenat krijuese bashkëkohore të dy vendeve fqinje para një publiku të ri.

Ndërtesa e Bashkisë së Panagjurishtes

Ndërtesa e Bashkisë së Panagjurishtes

FOTO: BTA

Administrata bashkiake e qytetit organizon një ekspozitë me titull “Panagjurishte përtej klisheve”, me rastin e festës. Në këtë nismë, e cila nuk ka karakter konkurrues, marrin pjesë artistë, autorë të rinj dhe dashamirës të arteve pamore mbi moshën 16 vjeç, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Qëllimi është që pjesëmarrësit të paraqesin këndvështrimin e tyre personal për qytetin, përtej simboleve historike të njohura, temave tradicionale dhe pamjeve të famshme. Veprat paraqesin një vend të dashur, një kujtim, një zakon familjar, një person, një rrugë, një detaj ose një histori të lidhur me Panagjurishten. Ekspozita do të hapet më 19 tetor në hollin e ndërtesës së Bashkisë së Panagjurishtes dhe do të mund të vizitohet deri në fund të vitit.


Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski