LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për fundjavën

Vranësirat e vjeshtës do të mbizotërojnë në fundjavë, në lindje priten reshje të dobëta

Premte, 16 Tetor 2026, 19:22

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°C, ndërsa në disa lugina mund të zbresin deri në -1°C. Për Sofjen pritet temperatura e mëngjesit të jetë rreth 1°C. Në orët e para të ditës në disa lugina dhe fusha do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të mbetet kryesisht me vranësira. Reshje të dobëta shiu do të ketë vetëm në zona të veçanta, kryesisht në rajonet juglindore, por edhe atje reshjet do të pushojnë gradualisht. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi-veriperëndimi. Në rajonet lindore dhe jugore do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C. Në kryeqytet ato do të jenë rreth 12°C.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me vranësira dhe deri në mesditë në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë, nga veriu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 14 deri në 16°C. Temperatura e ujit të detit është 19°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në male vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpesh të dendura, por moti do të mbetet pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë mesatare nga veri-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 6°C, ndërsa në 2000 metra rreth 0°C.

Të dielën moti do të mbetet i freskët, me temperatura minimale kryesisht ndërmjet 2 dhe 7°C. Temperaturat gjatë ditës do të jenë pak më të larta se ato të së shtunës. Në disa zona të Bullgarisë Lindore priten reshje të dobëta shiu.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva