Lajm
74 studiues të BAN renditen mes shkencëtarëve kryesorë në botë
Premte 16 Tetor 2026 13:15
Premte, 16 Tetor 2026, 13:15
Godina e Akademisë Bullgare të Shkencave
FOTO: bas.bg
Madhësia e shkronjave
64 shkencëtarë të lidhur me Akademinë Bullgare të Shkencave (BAN) renditen ndër 2
për qind të shkencëtarëve më me ndikim në botë, sipas renditjes së sivjetshme
për arritjet e përgjithshme gjatë karrierës, e njohur si Renditja e Stanfordit,
e përgatitur nga universiteti amerikan me të njëjtin emër.
20 prej tyre janë akademikë dhe anëtarë korrespondentë të Akademisë Bullgare
të Shkencave, ndërsa pjesa tjetër janë profesorë në institutet e Akademisë. Në
renditjen e Stanfordit për këtë vit janë përfshirë gjithsej 102 studiues
bullgarë, njoftuan nga Akademia Bullgare e Shkencave.
Renditja përgatitet çdo vit në bazë të analizës së treguesve shkencorë të
më shumë se 12 milionë studiuesve me publikime të indeksuara në bazën e të
dhënave Scopus dhe pasqyron ndikimin që secili studiues ka pasur në zhvillimin
e shkencës.
Një renditje e veçantë është hartuar për ndikimin në zhvillimin shkencor gjatë vitit të kaluar. Në të janë përfshirë edhe 10 shkencëtarë dhe anëtarë të Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN), të cilët nuk figurojnë në renditjen për karrierën e përgjithshme. Kështu, në të dyja renditjet numri i përgjithshëm i shkencëtarëve të lidhur me Akademinë Bullgare të Shkencave arrin në 74.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva